28 Mars 2024

IRJM: shtet i dobët që kërcënon sigurinë e Ballkanit (!)

Shkruar nga Alban Bardhyli

Studimet të sigurisë analizojnë atë që do të thotë të jetë një shtet i dobët.

Pra, \"Thomas (1989) e lidh në radhë të parë fuqinë dhe dobësinë e shteteve me kapacitetet e tyre institucionale. Ai dallon dy forma pushteti shtetëror: pushtetin despotik dhe atë infrastrukturor.

Pushteti despotik i referohet aftësisë imponuese të shtetit dhe ushtrimit të forcës për të imponuar mbi civilët rregullat dhe ligjet e shtetit.

Në të kundërt, pushteti i infrastrukturor i referohet efikasitetit dhe legjitimitetit të institucioneve shtetërore si dhe aftësisë së shtetit për të qeverisur nëpërmjet konsensusit.

[...] shtetet e fuqishme kanë më pak nevojë për të ushtruar pushtet imponues për shkak se fuqia infrastrukturore e tyre e bën atë të panevojshme. \" (Allan Collins, Studime Bashkëkohore të Sigurisë, Shtëpia Botuese UET Press, Tiranë, f.195).

Buzan \"argumenton se shtetet përbëhen nga tre komponentë kryesore: një bazë fizike, kapacitete institucionale dhe nga \"ideja e shtetit\". Sipas tij, fuqia dhe dobësia e shtetit bazohet pikësëpari në fushën pak të përkufizueshme të \"idesë së shtetit\" dhe shkallës në të cilën shoqëria formon një konsensus mbi - dhe identifikohet me shtetin.\" (Idem, f.195-196).

IRJM-së i mungon pushtetin infrastrukturor dhe e ka shumë të zhvilluar pushtetin despotik. Institucionet e IRJM-së nuk janë aspak legjitime për shqiptarët, nuk ekziston një qeverisje nëpërmjet konsensusit në sensin në të cilin populli shqiptar nuk pranon këto institucione si legitime për të dhe e konsiderojnë si pushtet opresiv. Pushteti despotik manifestohet nëpërmjet një aparat të dhunës të fuqishëm që shpërndan terror shtetëror kundër shqiptarëve të kolonizuar.

Te IRJM-ja mungon krejtësisht \"ideja e shtetit\", gjë që e shëndërron atë në një \"thuajse-shtet\" (Jackson) artificial, në një krijesë shtetërore përrallore që legjendon për kontinuitetin historik midis maqedonasve antikë ilirë dhe sllavo-maqedonasit e sotëm. IRJM-së i mungon ideja konsensuale e shtetit, sepse komuniteti shqiptar e konteston atë, duke marrë parasysh faktin se ky përbindesh artificial është edhe kolonial për shqiptarët, është një krijesë e huaj, e cila nuk ka asgjë për të bërë me qenien e kombit shqiptar.

Më shumë, vërehen tjera karakteristika të IRJM-së që e inkuadrojnë në përcaktimin klasik të \"shtetit të dobët\":

a) destabilitet politik - një krizë e vazhdueshme politike midis pozitës dhe opozitës;

b) centralizim i pushtetit politik në duart e një individi të vetëm - Nikolla Gruevski. Largimi i Gruevskit nuk do të sjell një demokratizim, sepse edhe Zaevi ka \"shkathtësi\" diktatoriale;

c) demokraci e pakonsoliduar, që imiton vetëm praktikat formale zgjedhore, por jo edhe sfondin thelbësor demokratik;

d) ndarje të fuqishme midis shqiptarëve dhe maqedonasve, ku praktikisht jetohen nga këto komunitete një segregacion të thellë;

e) një krizë të vazhdueshme të identitetit.

Si pasojë e këtyre karakteristikave, IRJM është jo vetëm një shtet i dobët, por edhe një vrimë të zezë për sigurinë e Ballkanit, një kërcënim të përhershëm për paqen dhe stabilitetin e këtij Gadishulli \"fuçi baruti\".

Zgjidhja e vetme e këtij kanceri pasigurie është vetëm zhdukja e tij përmes ndarjes, ku pjesa shqiptare duhet t\'i bashkohet Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)