23 Prill 2024

U dëbuan forcat e errëta serbe, por u vërshuam nga forca tjera të errëta

Shkruar nga Avni Tafili

Më 24 mars, iu dha goditja e fundit forcave të dhunshme e gjakatare të regjimit millosheviçian.

Në këtë ditë, UÇK e ndihmuar nga Zoti, për luftën e saj të drejtë për liri e drejtësi, pastaj NATO-s, aleate kundër regjimit të egër millosheviçian, u goditën caqet e dhunës dhe forcave të errëta serbe.

Ishte një ditë e rikthimit të shpresës. Shpresa për të jetuar të lirë. Për të frymuar me të drejtën e të jetuarit në paqe e me dinjitet.

Mirëpo sa është punuar qe 16 vite në shenjë falënderimi ndaj Zotit, pastaj ndaj atyre që na ndihmuan, që kjo liri të gëzohet nga të gjithë!
Shumë pak.

Menjëherë pas dëbimit të forcave të errëta serbe nga Kosova, u vërshuam nga forca tjera të errëta, forca të epshit të shfrenuar e lakmisë së tepruar, për të pushtuar të mirat e kësaj toke.

Kosova është çliruar nga tirania e zjarrit, por ende nuk është çliruar nga tirania e epshit dhe shtypjes morale. Është çliruar nga vrastarët, por ende nuk është çliruar nga vrastarët e ëndrrave dhe idealeve.

Shpresojmë që të vijnë gjenerata të reja më të mirë se ne, që do ta respektojnë sakrificën e gjyshërve të tyre, do të dinë të çmojnë atë që u bë, në mënyrë që Kosovës t\'i kthehet dinjiteti i saj, për të cilën sa shumë është luftuar.

Zoti na udhëzoftë të çmojmë jetën dhe atdheun; të çmojme vlerat tona dhe t’i jetësojmë ato.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)