29 Mars 2024

Qentë me të drejta, po njerëzit, s’kanë të drejtë sigurie

Shkruar nga Avni Tafili

Me ligjet e Kosovës qentë endacakë, qofshin apo jo të rrezikshëm, nuk duhet mbytur. Është krim kundër kafshëve. Dhunë ndaj tyre.

I pyes ligjvënësit: Po dhuna e qenve ndaj njerëzve, çka është?

Brenda vitit kanë ndodhur tre-katër raste, ku qentë kanë sulmuar njerëzit, sidomos fëmijët, e që për pasojë prej tyre edhe kanë vdekur.

E prej tyre që kanë mbetur të gjymtuar.
A jeta e njerëzve është më me vlerë apo e qenve? Kush jep llogari kur qentë mbysin fëmijë?

Shpresoj që edhe shoqatat për të drejtat e kafshëve të reflektojnë, edhe të japin zgjidhje konkrete, meqë janë aq shumë të shqetësuar për qentë e tyre, e t’i lënë mënjanë retorikat e tyre absurde.

Le të shqetësohemi më tepër për jetët e njerëzve para jetës së qenve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)