29 Mars 2024

A do te ketë zhvillim ekonomik pa një kadastër funksional

Shkruar nga Dr. Perparim Ameti

Duke marre parasysh faktin qe te dhënat pronësore janë mjaft te vjetruara, gjithashtu edhe sistemi kadastral ne Kosove është ende jo funksional, si ne aspektin e administrimit te këtyre te dhënave apo edhe ne aspektin e sistemit; Për pasojë nuk kemi një tabelë të gjendjes reale mbi pasuritë e paluajtshme te personave fizik-juridik ne Republikën e Kosoves.

Këto janë vetëm disa prej arsyeve te cilat pengojnë zhvillimin ekonomik te vendit, kurse ndikimi direkt dhe indirekt reflekton tek:
·    Fillimi i investimeve nga investitorët e huaj apo vendor.
·    Menaxhimi i hipotekave dhe sistemit bankar.
·    Sistemi tatimor qe lidhet me pasuritë e paluajtshme.
·    Investimet dhe subvencionimet ne bujqësi dhe zhvillim rural.
Ku është zgjidhja?
Se pari duhet te vendoset objektivi kryesor i kadastrit; Ai është qe te ketë gjendjen faktike te regjistruar ne kadastër me pronaret aktual. Ky objektiv i cili kërkon kohe dhe një angazhim shumë te madh mund te arrihet nëse:

1.    Vendoset një sistem unik kadastral i cili ka ne vehte data bazën e integruar ne mes te dhënave pronësore dhe grafike.

2.    Luftimi i burokracisë duke iu mundësuar gjeodetëve te licencuar te kanë:

ü    Qasje pa pagese ne te dhënat kadastrale.

ü    Qasje pa pagese ne sistemin kadastral, ku ata mund ti procedojnë lëndët dhe te kryejnë operacione te ndryshme qe lidhen me matjet kadastrale dhe transformimet e koordinatave.

ü    Mënjanimin e UA qe ndikojnë ne ngritjen e çmimeve te shërbimeve kadastrale, ku për pasoje numri i kërkesave nga qytetaret nuk do te rritet.

Pra, aplikimi i sistemeve moderne kadastrale mënjanon burokracinë dhe rrit transparencën ne ofrimin e shërbimeve kadastrale dhe ndikon shumë në ngritjen e nivelit te sistemit kadastral ne përgjithësi.

/Autori është  Shef i katedrës se gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)