24 Prill 2024

Ma kalltë flaka ndihmën qe ma jep shteti nga taksat e Halil Matoshi dhe të tjerve si ai

Shkruar nga Nexhmi Lajçi

Edhe unë si gjithë të tjerët fillova fakultetin nga qe e doja shkollimin sa edhe vet jetën por, për shkak të aktiviteteve, ashtu si edhe shumë shokë të asaj kohe u detyrova ta lë fakultetin edhe atdheun. Jeta në mërgim ishte po aq e rëndë sa edhe shtypja serbosllave në Kosovë por më pak e rrezikshme për jetën.

Qendrova atje sepse më jepej mundesia të punoja për ta mbajtur familjen në atdhe dhe qka ishte edhe më e rëndesishme ishim më të lirë po jo edhe pa rreziqe që të ri-grupoheshim më shumicën e shokëve të idealit për të vazhduar aktivitetet ( e aktivitetet e mija dhe të shokëve të mi i dinë të gjithë shqiptarët atje) siç ishim betuar deri në çlirimin e plotë të atdheut.

E gjithë puna jonë u kurorzua me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku brum i parë i seciles ishin po thuajse të njëjtat grupe që organizonin protesta e demonstrata si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Ishin ata djem e vajza qe u mbijetuan torturave serbosllave dhe langojve të tyre shqipfoles e të cillet kurr nuk u thyen por edhe pas burgut vazhduan rrugen atdhetare.

Unë nuk u ktheva vetëm por përkunder kundershtimit të të gjithë miqve e dashamirëve e mora edhe familjen me vete, mora edhe vajzen gjashtë muajshe të cilen si lloj betimi e kisha pagezuar DOKTHENË.

Ne u kishim thënë shokëve qe mbeten në Kosovë se do të ktheheshim, shumë u kthyem po jo mjaftueshem e me shumicen prej tyre nuk u pamë kurrë më për se gjalli por mallin me ta e shuajm pran varreve dhe lapidarëve të tyre.

Gjatë kesaj kohe, edhe pse lufta ishte përhap gati në gjithë Kosovën një pjesë e popullit mashtronte vetën gjoja se po bënte jetë normale, kafenetë ishin plot, tregtia zhvillohej e nga kjo tregti furnizoheshin tigrat e arkanit, e ku eshtë edhe më e keqja njerzit kryenin edhe fakultete.

E tash dua ti tregoj zotit matoshi diçka çka nuk ju kam treguar as shokëve të mi: Derisa unë vet i katërti vëlla isha rreshtu në të lavdishmen UÇK, kusheriri im i parë i thotë babes tim plak, ma mirë djemt e mi që po kryejn fakultet se sa djemt e tu rrugave.

Edhe nja zoti Matoshi, gruja e një shokut tonë e të dy kta burr e gru të burgosur politik, invalid e familje deshmori, konkuroj në Shkollën Ekonomike në Pejë, a e din çka i thanë, edhe pse je e diplomuar nuk ke përvojë pune, prandaj nuk mund të të pranojmë dhe kjo ua kthej po skeni faj more se kur ju e keni kry praktikën unë kam qenë në burg.

U thash në fillim se e doja shkollimin sa edhe vet jetën prandaj mbas lufte u regjistrova në fakultet dhe fillova mbarë, me nota maksimale.

Edhe ktu na dolen pëpara mbeturinat komunistojugosllave përmes gazetave e propagandes se tyre speciale se gjoja po i merrkem diplomat pa marr dije dhe kjo ma humbi gjithë at vullnet për shkollë dhe e lash fakultetin.

E tash shtrohet pyetja, pas gjitha këtyre përjetimeve, unë dhe shokët e mi a mund të jemi të barabart me ju të sefasë. Po fëmijët tanë a mund të jenë të barabart me femijët tuaj të cilët jetojnë në luksin e fituar në kohet më të veshtira të popullit.

Një pjesë e femijëve tanë kanë arritë pa ndihmën e askujt të regjistrohen, ndërsa kjo pjesa tjetër nuk kanë arritë të fitojnë pikë të mjaftueshme, e që besojmë se kanë ndikuar edhe kushtet e mjerueshme ekonomike në të cilën gjinden familjet e tyre po edhe përshkak të traumave që kanë fituar gjatë luftës, priderit e tyre nuk kanë mundur të merren me ta.

Po pse more nuk e that as edhe një fjalë për minoritetet qe u regjistruan pa as edhe një kriter. Ato taksat tua nuk po tu dhimkan për serb e minoritete tjera po veç për femijet tanë?

(Autori eshte kryetar i Deges se OVL te UÇK-se ne Peje)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)