20 Prill 2024

A jeni lodhë

Shkruara nga Leonard Mifaraj

Më duket se zyrtarët e komunës së Gjilanit paskan filluar të mburren me gjendjen në shëndetësi, andaj “ju lumtë”.

I nderuar  Berisha e Rrahmani ne po kritikojmë, se gjendja është e keqe ndërsa ju po thirreni në atë se gjendja është e mirë, a do të ishit dakord të dalim sëbashku dhe të pyesim qytetarët për këtë gjendje nese po lajmrohuni!

Kërkuat fakte, duke u thirrur se nuk jemi mire të informuar me rezulatet në shëndetësi po nga të gjitha rezultatet e juaja keni harruar të përmendni kryeveprën e hapjes së byfes në objektin e spitalit.

1) Sipas informatave nga instituti GAP, keni premtuar se do të ofrohen kushte dhe tretman mjekësor adekuat për secilin qytetar, andaj është e domosdoshme një anket ta shohim si është gjendja.

2) Keni nxjerrur një kornizë buxhetore për periudhën 2015/16/17 ku në këtë rast për sistemin shëndetësor keni planifikuar 110 mijë euro për subvencione si dhe 150 mije euro  per invesime kapitale për secilin vit. Menjëherë keni nxjerrur projekt buxhetin zyrtar i cili e rrëzon këtë kornizë afat mesme buxhetore, ku në të keni ndarë 100mijë euro për subvencone dhe 80 mije euro për investime kapitale.

3) Sipas informatave zyrtare të dala nga vet ju perfaqesues së komunës keni treguar që në zyrën e kryetarit të komunës janë të punësuar 29 punëtorë, ndërsa në shëndetësi 290, si ka mundësi që për zyrën e kryetarit keni planifikuar të shpenzoni në mallëra dhe sherbime  195 mije euro, ndërsa për gjithë sistemin shëndetësor për mallra dhe shërbime keni planifikuar 330 mije euro, të nderuar zyrtarë a keni mundesi të më tregoni se çfarë shërbime më të mëdha mund të ofrojë zyra e kryetarit ku konsumi në mallëra dhe shërbime për kokë punëtori ne zyrën e kryetarit është 6724 euro për vit, për dallim nga i gjithë sistemi shëndetësor është 1137 euro.

4) Më 28.06.2014 në konferencën e organizuar nga kryetari i komunës Lutfi Haziri, i cili dha një premtim zyrtar sepse kjo ndodhi në mandatin tuaj, në premtimin e tij në mesin e shumë të tjerave thuhet:

“Ne po ashtu do t’i ndajmë edhe 200 mijë euro për funksionalizimin e të gjitha ambulantave në Komunën e Gjilanit”

Të nderuar përfaqesues të sistemit shendetesor në Gjilan ma gjeni në buxhetin e komunës ku është kjo shumë?.

Shpresoj të mos jeni shumë të lodhur, aq sa të mos mund ta shfletoni buxhetin e propozuar nga ju.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)