25 Prill 2024

Plotësimi i kritereve të Mastrihtit parakusht i integrimit në Unionin Europian

Shkuar nga Vlora Shabiu

Unioni europian ka qenë i susksesshëm në mënyrë të mjaftushme për të tërhequr vëmendjen e vendeve fqinje të cilët duan të futen në të. Sa më i madh e i integruar të bëhet, aq më shumë, qdo shtet që ka mbetur do të deshiroj të integrohet sa më shpejt per shkak te perfitimeve te shumta qe sjell.

Në vitin 1991 në qytetin e Mastrihtit ishin vendosur kriteret, për pranimin në anëtarsi të Unionit Europian. Marrëveshja e Mastrihtit i ka aprovuar pesë kritere të cilat shtetet duhet ti plotesojnë për tu bërë anëtare të Unionit Ekonomik Europian. Këto kritere janë:

1. Borgji publik i gjithësejt nuk bënë të jetë më shumë se 60% e Bruto Produktit Vendor

2. Deficiti buxhetor vjetor nuk bënë të jetë më shumë se 3% e Bruto Produktit vendor.

3. Shkalla e inflacionit nuk bën të jetë më shumë se 1.5% nga inflacioni mesatar ne tri shtete te  UE me inflacion më  të ulët.

4. Norma e kamates nominale në letrat me vlerë afatgjate nuk bën të jetë më shumë se 2% më e madhe se norma mesatare e kamatës në tri shtete me normën më të ulet të kamates.

5.Shteti duhet më së  paku dy vjet të jetë anëtar i Sistemit Monetar Europian pa patur devalvim.
   
Shumë shtete anëtare në Bashkimin Europian nuk i kanë plotësuar të gjitha këto kritere, i kanë plotësuar vetëm Luksemburgu, Franca dhe Finlanda. Psh. Franca për ta plotesuar pikën e parë të kritereve e ka shitur Telekomin e shtetit, ndersa Italia e ka aplikuar të ashtuquajturën euro-tatim.

A është Kosova duke punuar për plotësimin e këtyre kritereve të rëndesishme ? Borgji publik i Kosovës është me i ulët se 60 % por  jo sepse i friksohemi borgjit, por sepse Kosova ka shumë pak akses në tregjet financiare. Norma mesatare vjetore e inflacionit ishte 2.5% në vitin 2012. pasi është ngritur për disa muaj në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2012, dhe nga viti në vit ka rënë në 1.2% në vitin 2013.

Në fakt Inflacioni është pothuajse koncepti i vetëm makroekonomik që po arrijmë ta mbajmë sipas kritereve të Mastrihtit, por që kjo po na kushton me nivel të lartë të papunësisë e me varferi.

Me duhet patjeter të pohoj se ne si popull jemi rast studimi, kam dëgjuar disa prononcime të zyrtareve ndërkombetar duke u shprehur se ,,me një papunësi me mbi 40%  ju duhet të hani njëri tjetrin”  por, ne jemi popull shumë i kulturuar, sa që edhe në protesat kundër papunësisë e delegojme vetëm një përfaqësues para institucioneve në mënyre që të jetë sa më dinjitoze, është qesharake. Edhe deficiti i buxhetit i vitit 2012 doli i afërt  me atë të synuar me 2.6% të BPV-së.

Integrimi në familjen europiane ka kohë që gjoja është numer një në agjenden e qeverisë sonë, për një pjesë të popullit natyrisht që është proces shumë i rëndësishëm por gjithashtu dhe kompleks, por ata voten e tyre e dërguan në adresë të gabuar, duke ulur në ndenjësen e shoferit zyrtar qeveritar te pandershëm, me perpjekje jo te sinqerta ku interesimi tyre është vetem si të bëjnë gjepat e tyre më të thell, dhe që nuk e kanë shumë për ngut integrimin e vendit në strukturat europiane, ngase ata jane koshient se me hyrjen në Unionin Europian, monitorimi ndaj tyre do të jete permanent.

 Pra, ata jane të kënaqur kështu sic jemi, të izoluar, ngase vetem kështu do të administrojnë paranë e shtetit ashtu siq vetëm ata dijnë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)