19 Prill 2024

Xhihadi i më të fortëve

Shkruar nga Gentian Jetishi


Adhurimi më i mirë gjatë kohës së injorancës së popullit, mospërfilljes së shkencës, paaftësisë së kuptimit të botës është edukimi i tyre’

- Ibn Kajjim

Xhihadi është angazhim deri në energjinë e fundit në forma të ndryshe me qëllim  që jeta fetare islame të funksionoj në praktik në sipërfaqen e tokës  dhe të pavërtetat që janë në rrugën e saj të hiqen.

Ndryshe nga shpjegimi i vetëm unik tek të gjithë dijetarët islame, tendencat jo islame kanë qenë gjithherë që të devijojnë këtë term dhe ta prezantojnë në kontestin negativ. Së fundi këto angazhime në nivel global si duket po i materializojnë me organizata të maskuara pavarësisht emërtimeve të tyre islame, veprimet e tyre makabre të tregojnë qartazi që s’janë islame .

Xhihadi sipas fesë Islame është disa llojesh si : financiar, predikues, arsimor, politikë dhe i fundit luftarak. Dijetar të tjerë Islamit japin sqarime të përafërta,  që tregojnë për një keqkuptim të qartë të këtij termi madje dhe nga radhët e myslimanëve në ditët e sodit. 

Angazhimi i njerëzve fetar për dituri e shkencë është obligimi fillestar Islam. Gati gjithçka Islame ka të bëjë me diturinë . Fjala e parë në Kuran qe Lexo, kaptina e dytë e  zbritur është Lapsi  (Kalem), gjëja  e parë e krijuar në univers ishte Lapsi .  Edhe minaret e xhamive u ngjajnë lapsave thjesht pse thirrja kryesore e Islamit është për dituri e shkencë, duke u konsideruar kjo e fundit si adhurimi më i mirë. Kjo thirrje kaq emocionale dhe motivuese ishte pikërisht ajo që i ka motivuar myslimanët e mesjetës të arrijnë kulmin e diturive të shkencave sakaq perëndimi po përjetonte errësirën e plotë.

Ibn Sinai që është themelues i mjekësisë , Ibn Hajthemi i Kimisë, Ibn Halduni i Sociologjisë e të tjerë, nuk i arritën këto angazhimeve thjesht se prej motivit të lartë që nxitë Kurani e Hadithi për të studiuar. Edhe për ata nuk ishte e lehtë u duhej shumë angazhim, mund, djersë, sakrifikim të qejfeve e parave.

Ky lloj i xhihadit arsimor, i ngritjes intelektuale e shkencore është lënë anash nga rinia.  S’janë burra ata që frikësohen leximit të librave. Ata janë frikacakët më të mëdhenj. Në fakt ata janë dembel.

Për shumë motive të mbledhura, kryesisht ekonomike e  psikologjike shumë të rinj po e mendojnë se më e lehta rrugë për të arritur kënaqësinë e Allahut është duke sakrifikuar fizikisht vetën e tyre. Kjo pa dyshim e ka vlerën më të madhe në kohën e saj.

Sot më i rëndi xhihad është të kapësh librat, të mbyllësh në bibliotekë apo laborator e të studiosh mirëfilli.  Sa vjet të dekadencës Islame edhe ende kemi ngelur duke cituar mesjetën e artë Islame, ndërkohë që emra të rinj myslimanësh duhet të kishin zënë vendin në fushat e ndryshme të shkencës së ditëve të sodit.

Në fakt padituria e myslimanëve është edhe më ekstreme, madje edhe në çështjet më elementare prandaj lehtë manipulohen nga çdo kurth e të huajve.

Dijetari Muhammed IbnulFadl Essufi Ezzahid  me plotë të drejtë ka thënë : ‘’Zhdukja e Islamit do të vijë nga duart e katër kategorive njerëzish:
Ata që nuk punojnë me atë që dinë.
Ata që punojnë pa dituri.
Ata që nuk punojnë dhe as mësojnë.
Ata që pengojnë njerëzit të mësojnë’’
Sikur që gjeneratat e para të Islamit (selefët) kanë thënë :
‘’ Ruhu nga sprova e dijetarit të prishur dhe adhuruesit injorant, sepse sprova e tyre është vërtetë gllabëruese’’

Kjo padituri elementare e myslimanëve, e ka bërë më të lehtë edhe manipulimin e tyre, edhe përhapjen e fitnes e dyshimit mes myslimanëve.

Ndërkohë që s’pritet përmirësim në nivel lokal as global përderisa predukesit fetar nuk ndalen me seriozitet ta trajtojnë këtë temë në komunitet e tyre.

Dijetari bashkëkohor   Aid ElKarnij  thotë ‘’Fitimi i diturisë, pjesëmarrja nëpër mjedise të diturisë, vijimi i shkollës sipas mendimit të dijetarëve konsiderohet në mesin e dhiareve (përmendje, përkujtim ti Allahut)  më të vlefshme’’

Si përmbyllje myslimanët duhet ta ndjenjë urgjencën por edhe obligueshmërinë për ngritje intelektuale e shkencore, një gjë që i obligon të gjithë. Jo patjetër të gjithë mund të jemi shkencëtar apo sjellim ndonjë zbulim shkencor, por injorant nuk na lejohet (e kem haram) të jem gjithëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)