19 Prill 2024

Çfarë po ndodh në Malishevë

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Pothuajse u bën një vit qe Nisma për Kosovën fitojë zgjedhjet lokale në Malishevë dhe ajo se cfarë premtoj kjo parti kryesisht ishte departizimi i arsimit, zhvillimi i infrastrukturës në përgjithsi dhe ofrimi i një qeverisje ndryshe qe do të ishte model për Kosovën.

Kryetari i Nismës për Kosovën garantojë edhe një gjë qe nuk e kanë harruar qytetarët e Malishevës dhe ajo garanaci ishte se nuk do të largohen njerëzitë nga puna për bindje politike.

Por cfarë ndodhi pas marrjes së pushtetit të kësaj partie në Malishevë ?
Vendimi i parë i qeverisë lokale në Malishevë ishte largimi nga puna e drejtorit të qëndres sociale, Agron Kryeziu dhe atë për bindje politike, vetëm e vetëm se ishte simpatizant i PDK-së.

Ky ishte vetem fillimi i ‘okupimit’ të pushtetit dhe ata të cilet u thirren në vlerat demokratike filluan të shantazhojn dhe kërcenojnë shërbyesit civil, mësimedhësnit, mjeket me largim nga puna për shkak të bindjeve politike.

Rast të tillë tipik kemi kërcenimin e asambleistës së PDK-së Arlinda Thaqi e cila është edhe kryetare e Rinisë Demokratike në Malishevë si dhe mësimedhënse në Shkollën e Mesme Profesionale ‘Lasgush Poradeci’, ku Kryesuesi i asambles Enver Hoti ndër të tjera i tha ‘ qe nese nuk e voton bugjetin do të largojmë nga puna në shkollën ku punon’.

Ndërsa me 27 Maj të këtij viti Fatmir Limaj thoshte se ‘pavarësisht bindjeve politike nuk guxojnë nga vendi i punës askush ta largoj askënd. Jemi vend demokratik, votojmë si të dëshirojmë, mirëpo jo me kushtëzime, dhe këtë Nisma nuk e ka praktikuar, e nuk do ta bëj kurrë”. Çfare hipokrizie nga Limaj apo jo ?

Nga pushteti i instaluar nga Limaj në Malishevë janë larguar nga puna edhe familjar të deshmoreve sikurse Mevludin Mazreku (vëlla deshmori), pasatj ish ushtar të UCK-së si Ismet Kafexhollin, Halit Zogajn, Nuhi Krasniqin, Haki Krasniqin, Isuf Morinën.

Nuk ju mjaftojë vetem kjo dhe vazhduan me largime nga puna edhe me Sami Reshitajn nga Bubli, Mursel Vrenezin, mirëmbajtës në Palestrën Sportive që nuk arrinë të siguroj as bukën e gojës për fëmijët e tij e shumë të tjerve ia ndërruan vendet e punës sikurse Elmi Paçarizin, Mustafë Javorin, Antigone Hotin.

Jemi në prag të fillimit të vitit shkollor dhe qeverisja lokale e udhëhqur nga Ragip Begaj në vend se të bën përgaditjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ajo po bën kerdin, duke përdorur politiken e spastrimit partiak në shkollat e Malishevës dhe atë kryesisht në Shkollen e Mesme Profesionale ‘Lasgush Poradeci’ në Kijevë dhe në Qëndrën e Komptencës në Malishevë.

Në të gjitha shkollat e Malishevës deri me tani janë larguar më shumë se 30 drejtor nga puna dhe atë për shkaqe politike, duke iu a ndërprer edhe kontratat e punës të cilat i kanë deri me 2016.

Rast të tillë kemi ndërprerjen e kontratës së drejtorit të Shkollës së Mesme Profesionale ‘Lasgush Poradeci’ Bedri Javori si dhe të drejtorit të Gjimnazit ‘Hamdi Berisha’ Agim Samadragja.

Qeverisja lokale e Malishevës në SHMP ‘Lasgush Poradeci’ brenda 3 muajve ndërroj dy ushtrues detyre të drejtorit dhe atë Labinot Gashi dhe Sami Toplana, ku tanimë ky i fundit është duke ushtruar detyrën falë lidhjeve familjare me Fatmir Limajn dhe mu për keto arsye kësaj shkolle iu ndërrua statusi nga shkolla profesionale në shkollë mikste sepse ushtruesi i tanishëm në bazë të rregullatives ligjore nuk kishte të drejtë të bëhej drejtor meqense me profesion ishte biolog, andaj për këtë arsye iu ndërrua statusi i shkollës, pra deri këtu ka arritë qeverisja e ‘mire’ në Malishevë dhe politikat arsimore të drejtuara nga Blerim Thaqi.

Ajo cfarë po ndodh tani në ketë shkollë nuk është as me pak as më shumë se largimi nga puna të 11 profesorëve të lamive të ndryshme dhe atë për bindje poltike, sikurse Ruzhdi Kryeziu që është kryetar i nëndeges së PDK-së në Bubavec, Arlinda Thaqi që është asambleiste e PDK-së dhe Kryetare e Rinisë së PDK-së në Malishevë. Pastaj Jakup Gashi, Fehmi Javori, Elbasane Kryeziu, Haki R Gashi, Saranda Dobruna, Regjep Gashi, Albert Haxhaj dhe interesant është fakti se si po largohen nga puna me Master edhe me nga dy fakultete sikur Bajram Thaqi me kualifikim Master e Kushtrim Gashi i diplomuar në dy fakultete,  në fakultetin Juridik dhe në Departamentin e shkencave politike.

Kurse në Qëndrën e Kompetencës në Malishevë janë larguar nga puna më shumë se 20 profesor dhe atë vlen të theksohet se Sedat Sahitaj me kulifikim kandidat për doktorat në Histori është larguar nga puna, Nuredin Rrahmanaj me Master, Skender Olluri me Master, Gazmend Kryeziu, Naim Rrahmanaj, Alban Zulfaj, Zenel Berisha i diplomuar në dy fakultete dhe shumë të tjerë.

Në dy shkollat e përmendura me lartë në vend të këtyre profesorëve janë pranuar kuadër jo profesionale dhe militant të partisë në pushtet.

Ky është kulminacioni i asaj se cfarë po ndodh në Komunën e Malishevës...!!!?

/Autori është Profesor i larguar nga puna në Shkollën e Mesme Profesionale ‘Lasgush Poradeci’ në Kijevë/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)