29 Mars 2024

Shqipëria pjesë e itinerareve turistike të kompanisë MSC Cruise

Tiranë, 24 tetor - Një ndër kompanitë më të mëdha në botë e krocierave, MSC, ka vendosur të përfshijë edhe Shqipërinë në destinacionet e saj turistike, duke u bërë kompania e parë globale që e përfshin atë në itineraret e saj.

Sipas zëdhënësve të kesaj linje lundrimi, duke nisur nga muaji prill i vitit 2017, MSC Cruises përfshin Sarandën në paketat e saj të udhëtimeve një javore.

Në Sarandë krociera do të qendrojë 8 orë ku turistët e saj do të vizitojnë destinacionet turistike tërheqëse Syri i Kaltër apo parku i Butrintit.

Krociera MSC Poesia do të niset nga Venecia dhe do të ketë 7 destinacione në shtatë ditë, mes tyre Barin në Itali, Katakolon dhe Mikonos në Greqi, Dubrovnikun në Kroaci dhe Sarandën në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)