23 Prill 2024

PDK: Shpendi neglizhon promovimin e turizmit në kryeqytet

Prishtinë, 27 shtator - Në ditën ndërkombëtare të turizmit, të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, me një aktivitet simbolik ngritin çështjen e neglizhencës së qeverisjes komunale në zhvillimin e promovimin e turizmit në kryeqytet.
 
Aktiviteti u shënua me vendosjen e një fletushke që cilëson shënimin e kësaj dite, 27 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Turizmit dhe u zhvillua në sheshin \"Zahir Pajaziti\" ku në kioskën jo funksionale për informim të turistëve, u vendos pankarta me mesazhin: \"Mirësevini në Prishtinë / Welcome to Prishtina?\".
 
Kryetari i rinisë së PDK-së, dega në Prishtinë, Triumf Sadikaj, tha se në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit me këtë aktivitet simbolik i përkujtuan qeverisjes së Shpend Ahmetit se neglizhimi ndaj turizmit në kryeqytet është i padrejtë.

Mosangazhimi në promovimin e turizmit në kryeqytet ka bërë që mysafirët dhe turistet në Prishtinë nuk kanë ku të informohen për vendet turistike që ata mund t\'i vizitojnë.

Është për keqardhje, por mënyra e vetme që turistët të informohen, mbetet pyetja e kalimtareve të rastit!

\"Gjendja e mjerueshme e kësaj kioske informuese, jofunksionale, tregon më së miri përkushtimin e Shpend Ahmetit ndaj turizmit, ku duket qartë se komuna nuk po investon aspak në promovimin dhe zhvillimin e turizmit në kryeqytet”, tha Sadikaj.

Të rinjtë e PDK-së në Prishtinë, e zhvilluan këtë aktivitet simbolik në Ditën Ndërkombëtare të turizmit dhe do të zhvillojnë aktivitete të tilla edhe në të ardhmen në mënyrë që t’i mbajnë të informuar drejtë qytetarët, për qeverisjen e dobët të Shpend Ahmetit në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)