23 Prill 2024

Takohen për Brezovicën

Prishtinë, 20 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka takuar të hënën përfaqësues të Konzorciumit për Zhvillim të Qendrës Turistike të Brezovicës kryesuar nga  Drejtori Menaxhues Pascal Raux.

Përfaqësuesi i Konzorciumit e ka njofuari ministren për  vazhdimin me sukses në përmbushjen e obligimeve që dalin nga kontrata e nënshkruar për projektin e Brezovicës, obligime të cilat duhet të përmbushen para hyrjes në fuqi të kontratës. Po ashtu Raux njoftoi Ministren se pas nënshkrimit të kontratës për Brezovicën është rritur interesimi i palëve për t‘u bërë pjesë e këtij projekti dhe për t‘u përfshirë në investime në këtë projekt.

Ministrja  falënderoi përfaqësuesit e kompanisë për prezantimin dhe i siguroi që Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbështesë projektin dhe të realizojë obligimet e Qeverisë, që dalin nga kontrata e nënshkruar.

Gjithashtu, ministrja njoftoi Raux për gatishmërinë e Qeverisë, për të mbështetur konzorciumin gjatë dialogut me Institucionet Financiare. Ky takim u realizua në vazhdën e takimeve të rregullta ndërmjet MTI-se dhe konzorciumit, për të diskutuar lidhur me progresin e projektit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)