19 Prill 2024

Kosova, Shqipëria e Maqedonia synojnë nxitjen e partneriteteve në turizëm

Prishtinë, 29 maj - Në organizim të përbashkët të OJQ-së “EC Ma Ndryshe” dhe Divizionit për Turizëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të Qeverisë së Kosovës, në kuadër të projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren”, të përkrahur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës në kuadër të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), të premten në Prizren është mbajtur konferenca rajonale “Bashkëpunimi turistik Kosovë - Shqipëri - Maqedoni”.

Në pjesën e parë të konferencës janë ndarë përvojat e promovimit turistik bashkë me iniciativat e bashkëpunimit rajonal.

Përfaqësues të ambasadës së Finlandës, UNDP-së, MTI-së dhe Komunës së Prizrenit kanë përshëndetur pjesëmarrësit duke ofruar informata mbi angazhimet e tyre në zhvillimin përmes turizmit.

Në kuadër të këtij paneli jenë prezantuar edhe produktet turistike më të reja të rajonit të Prizrenit, që janë përgatitur në kuadër të projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren”.

Në pjesën e dytë të konferencës pjesëmarrësit kanë punuar në grupe tematike, përmes të cilave rekomandime synohet nxitja e partneriteteve mes operatorëve turistik nga tre shtetet pjesëmarrëse.

Rritja e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ndërinstitucional si dhe përfshirja e të gjithë hisedarëve në zhvillimin e begatimin e pakove turistike është vlerësuar si njëri prej elementeve kryesore për zhvillimin e turizmit në rajon.

Po ashtu investimet e përbashkëta në rajonet ndërkufitare është parë si mundësi tjetër në këtë drejtim, bashkë me shkëmbimin e përvojave pozitive që kanë prodhuar efekte globale në tërheqjen e vizitorëve të huaj.

Projekti “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren” nga EC Ma Ndryshe është zbatuar në Komunën e Prizrenit, me një shtrirje të përzgjedhur edhe në komunat tjera të rajonit, si Dragash, Rahovec, Mamushë, Malishevë dhe Suharekë.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është që t’i mbështesë përpjekjet për zhvillim ekonomik lokal dhe rajonal në Rajonin Ekonomik Jug duke strukturuar dhe pasuruar ofertën kulturore turistike të rajonit nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të reja dhe unike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)