28 Mars 2024

ISIS vret 21 turistë të huaj në Tunizi

Tunis, 19 mars - Të paktën 21 persona u vranë dje në një muze në Tunizi pas një sulmi terrorist paradite në kryeqytetin Tunis.

Tre persona të armatosur, të veshur me rroba ushtarake sulmuan Muzeun e Bardos, vetëm pak metra larg selisë së Parlamentit në Tunis.

Në momentin e sulmit në muze ishin të paktën 200 turistë, disa prej të cilëve u morën peng, ku mes tyre ishin edhe disa shtetas italianë.

Ministria e Brendshme tuniziane njoftoi se shumica e viktimave janë të huaj, ndërsa një është shtetas tunizian. Sipas disa raporteve të pakonfirmuara zyrtarisht thuhet se turistët e vrarë janë nga Spanja.

Sipas forcave të sigurisë në Tunizi tre personat e armatosur vranë pas sulmit të parë edhe 11 pengje të tjera, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 21. Viktimat ishin turistë polakë, italianë, gjermanë dhe spanjollë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)