20 Prill 2024

Në vitin 2014 Antalia priti 12,5 milionë turistë

Antali, 8 janar - Sipas një njoftimi të prefekturës së Antalias numri i turistëve që kanë vizituar qytetin vitin e kaluar është rritur me 3,52% në krahasim me vitin e mëparshëm duke arritur në 12,5 milionë turiste të huaj.

30,32% e vizitorëve të huaj erdhën nga Federata e Rusisë, 25,96% erdhën nga Gjermania kurse 4,76% ishin vizitorët nga Holanda.

Këto vende i ndoqën përkatësisht Anglia, Suedia, Ukraina, Belgjika, Kazakistani, Polonia dhe Norvegjia.

Në vitin 2014 në Antalia erdhën 3 milionë e 489 mijë e 7 turistë rusë dhe 2 milionë e 987 mijë e 371 turistë gjermanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)