29 Mars 2024

Sicilia po shet shtëpi për më pak se 2 dollarë

Sicili, 25 nëntor - Me gati 50 milion vizitorë që pati vitin e kaluar, Italia është ndër destinacionet më të preferuara  në botën turistike.

Atyre personave që janë të interesuar të qëndrojnë më gjatë se disa ditë, ndoshta do t’u dukej speciale një ofertë tepër e veçantë  në një qytet në ishullin e Sicilisë, në Gangi. Këshilli i qytetit po shet rreth 20 shtëpi për më pak se 2 dollarë.

Që prej kësaj vere, rreth 150 blerës potencial kanë ardhur nga Brazili dhe Australia. Të paktën 50 njerëz kanë aplikuar formalisht për pronat, dhe procesi i aplikimit është e mbyllur. Së shpejti pritet të shpallen  pronarët e shtëpive, sipas Washington Post.

Por sipas vlerësimeve që iu është bërë shtëpive,  blerësit do të duhet të investojë rreth 50,000 dollarë për t’i rinovuar ato. Për një vëzhgues të jashtëm, oferta mund të duket dyshuese, por këshilli i qytetit bëri me dije se nga këto shitje do të përfitojnë shumë persona, për një periudhë afatgjatë.

Sicilia është e njohur për bukurinë e saj, por ekonomia ka mbetur shumë prapa në krahasim me rajone të tjera të Italisë. Pronat e lira po ofrohen për të rigjallëruar vendin dhe për të parandaluar uljen e numrit të popullsisë së qytetit.

Në pamundësi për të gjetur punë në ishull, popullsia është zhvendosur. Për këtë arsye, popullsia në Gangi ka rënë dhe numri i shtëpive të pabanuara është rritur, duke reflektuar një problem të gjerë siçilian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)