29 Mars 2024

Shënohet dita evropiane e turizmit të verës

Prishtinë, 22 nëntor - Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së ka shënuar mbrëmë për të tretën herë me radhë Ditën Evropiane të Turizmit të Verës me pjesëmarrjen e prodhuesve më të mëdhenj nga Rahoveci dhe dhjetëra mysafirëve vendor e ndërkombëtarë.

Të pranishmit patën rastin të shijojnë verëra të shkëlqyeshme të rajonit jugor të Kosovës, të cilat u shoqëruan edhe me performancë muzikore, si dhe të marrin më shumë informacione për bodrumet dhe vreshtat e Rahovecit.

Nënkryetari i Shoqatës së Verëtarëve, Vahdet Spahiu theksoi përkushtimin e prodhuesve të verës për plotësimin e standardeve evropiane, në mënyrë që të jenë të barabartë ne tregun evroppian me prodhuesit e verërave franceze, italiane, gjermane etj, si në cilësi ashtu edhe në çmim.

Ndërsa menaxheri i projektit “Rrugët e Verës dhe zhvillimi I kulturës së verës në Kosovën Jugore”, Korab Rexhepi foli për mbështetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë për ndërtimin e Shtëpinë e Verës në Rahovec, që shërben si pikë reference për promovimin e verës vendore.

Shënimi i Ditës Evropianë të Turizmit të Verës është bërë një aktivitet tradicional i Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së dhe shoqatës së verëtarëve “Enologjia” në kuadër të përpjekjeve për të promovuar kulturën e verës në Kosovë si dhe rëndësinë e saj për turizmin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Dita Evropiane e Turizmit të Verës për herë të parë u shënua në nëntor të vitit 2009 në qytetet evropiane të njohura për prodhimin e verës me nismën e Rrjetit Evropian të Qyteteve Vreshtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)