19 Prill 2024

Çarshia e Vjetër të bëhet pjesë e hallkës rajonale turistike botërore

Shkup, 20 shtator - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini morën pjesë në takimin “Çarshia dhe miqtë”,  të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Oda Ekonomike Bullgari-Maqedoni me mbështetje të Komunës së Çairit.

Ideja e biznesmenëve është që ta promovojnë iniciativën për bërje brend të Maqedonisë nga Çarshia e Vjetër e Shkupit ose, siç thonë, Çarshia të bëhet pjesë e hallkës rajonale të ofertës turistike botërore.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se ky organizim i duhet jo vetëm Maëedonisë, por gjithë Ballkanit, sepse kjo çarshi ishte urë lidhëse e biznesit e Azis me Evropës, Stambillit me Maqedonin e Kosovën, me Dalmacinë, Italinë e shtete tjera.

SIpas tij Çarsha e Vjetër të bëhet pjesë e hallkës rajonale turistike botërore

“Duhet ti kthehet nami që kishte dikur Shkupi, e cila është një trashëgëmi e etërve tonë bizneseve të cilët kanë kontribuar për të mbajtur gjallë shtete ku jetojnë shqiptarët. Bizneset janë të organizuara gjithandej, por ato të çarshive janë vetëm në Ballkan dhe duhet ruajtur këtë trashegëmi”, tha Shahini.

 Sipas tij kjo çarshi duhet përsëri të jetë urë lidhëse e biznesit  dhe qytetarëve dhe ftoi qytetarët jo vetëm nga Kosova por gjith andej botës të vizitojnë këtë vend.


Bekim Neziri, ministër  i Ekonomisë në Maqedoni, tha se kjo zonë do të vazhdoj të mbështetet nga shteti edhe në vitin 2015

Izet Mexhidi, kryetar I Komunës së Çairit, tha se Çarshia e vjetër vazhdon të ketë numër të madh të turistëve nga të gjitha vendet.

“Sot kemi një gërshetim të biznesit dhe kulturës me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe të gjithmbarshëm të kësaj zone të Shkupit”, tha kryetari i Çairit.

Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, tha se biznesi në këtë anë të lashtë, duhet të zhvillohet dhe të ketë mbështetje dhe investime më të mëdha. 

“Duhet të zhvillojmë këtë zonë të kryeqytetit në mënyrë që të kemi edhe rritje ekonomike”, tha Kuçi.

Ndërsa gjatë diitës ka pasur aktivitete të ndryshme dhe muhabetet e Çarshisë me llokum-ahengjet, degustim të djathërave dhe verërave, performanca kulturore, biznes takime, kontakte joformale, shoqërime,... do të ofrojë manifestimi i sotëm \"Çarshia dhe miqtë\".

Ideja e biznesmenëve është që ta promovojnë iniciativën për bërje brend të Maqedonisë nga Çarshia e Vjetër e Shkupit ose, siç thonë, Çarshia të bëhet pjesë e hallkës rajonale të ofertës turistike botërore.

\"Në Çarshi duhet të kthehen bizneset familjare të cilat kanë qenë traditë dhe e kanë bërë të njohur përmes promovimit intensiv të vlerave ekonomike. Çarshia nuk guxon të mbetet sfidë lokale, vend i cili vetëm periodikisht do ta zgjojë interesin e qytetarëve dhe turistëve\", është qëndrimi i afaristëve.

\"A është i mundur Qebap fest si projekt multimedial dhe afarist për çarshitë - urat e Ballkanit dhe Evropës?\" dhe \"Si deri në 2015-n?\", janë disa nga temat në të cilat do të debatojnë biznesmenët e ftuar, kryetarët ë komunave, ambasadorë, fytyra publike,... dhe të gjithë, siç është paralajmëruar, do të flasin në gjuhën amtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)