19 Prill 2024

Shqipëria me Task-Forca për Menaxhimin e turizmit

Tiranë, 19 prill - Është krijuar Task-Forca e Menaxhimit Turistik, qëllimi i të cilës është ndjekja dhe monitorimi i zbatimit të planit të masave për sezonin turistik.

Prezantimi i kësaj task-force u bë gjatë një konference të zhvilluar në Durrës nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.

Task-Forca e Menaxhimit Turistik është ngritur me urdhër të kryeministrit, dhe në të përfshihen një numër i madh dikasteresh dhe institucionesh ne vend.

“Për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm, është ngritur me urdhër të kryeministrit Task – Forca e Menaxhimit Turistik Veror, që drejtohet nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, dhe që do të ndjekë zbatimin e një plani të detajuar masash për sezonin turistik”, – deklaroi ministrja Gjermeni.

Masat në fjalë do të mundësojnë rritjen e cilësisë së turizmit, duke siguruar zbatimin e pikave të mëposhtme. E parë është përmirësimi i standardeve dhe ofrimi i kushteve në drejtim të pastrimit të territorit, akseve nacionale dhe rrugëve dytësore.

E dyta është përmirësimi i sigurisë rrugore dhe lëvizja e lirë e qytetarëve dhe grupeve turistike duke garantuar rendin dhe qetësinë publike si dhe sigurinë në ujërat e brendshme. Dhe e treta është dezinsektimi i zonave bregdetare dhe garantimi i higjienës maksimale në këto zona.

Task-Forca e Menaxhimit Turistik është ngritur me urdhër të kryeministrit, dhe në të përfshihen një numër i madh dikasteresh dhe institucionesh ne vend.

Gjatë konferencës së prezantimit të masave, ministrja Gjermeni foli edhe për Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit”, sipas të cilës për herë të parë pushuesit që do të zgjidhin zonat turistike bregdetare do të kenë në dispozicion të tyre stacione plazhi.

Gjithashtu, me rastin e hapjes së sezonit turistik, ministrja Gjermeni bëri të ditur se dikasteri, që ajo drejton, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, do organizojnë aktivitete promovuese në Durrës, Vlorë, Sarandë, Pogradec dhe Shën Gjin.

Për më tepër, këtë vit, në 5 plazhe pilote do të realizohet vendosja e kullave të vrojtimit, për të rritur sigurinë e pushuesve, si edhe do të ristrukturohen pikat e informacionit turistik në Portin e Durrësit dhe në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Në VKM-në nr. 358 01/06/2012 “Për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit” është shtuar Shtojca B, e cila shpjegon te gjitha dispozitat, për sa i përket stacioneve të plazheve.

Gjithashtu, sipas ndryshimeve të kryera në këtë VKM, çdo njësi e qeverisjes vendore, do të lërë në dispozicion për “Plazh Publik”, 20% të territorit të përgjithshëm të plazhit që ka në përgjegjësi administrimi dhe që është subjekt autorizimi për përdorim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)