28 Mars 2024

Nga sot fillon dezinsektimi në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 27 maj - Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga sot do të filllojë dezinsektimi hapësinor në kryeqytet.

Kjo ditë sipas komunës është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.

Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve.

Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave nëpër lagjet e caktuara.

\"Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm.\"

\"Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe\", theksohet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)