28 Mars 2024

Kosova ka nevojë për kuadro në fushën e bujqësisë

Prishtinë, 19 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot dekanin e Fakultetit të Bujqësisë në UP, profesor Skënder Kaçiu.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe angazhimet e dyanshme në avancimin e bujqësisë. Ministri e njoftoi dekanin për të arriturat e deritanishme në bujqësi, investimet që po bëhen nga MBPZHR-ja, jo vetëm në anën e mbështetjes financiare por edhe në edukimin e fermerëve.

Me këtë rast, ai tregoi se investimet e bëra në këtë sektor kanë bërë që bujqësia të zhvillohet dhe fuqizohet në vazhdimësi viteve të fundit.

Ministri Krasniqi, gjatë këtij takimi ka theksuar nevojën që ka Kosova për kuadro profesionale në bujqësi dhe në këtë drejtim ai tha se Fakulteti i Bujqësisë e ka luajtur një rol të rëndësishëm, por shtoi se bashkërisht si fakulteti ashtu edhe ministria  duhet të rrisin bashkëpunimin dhe angazhimin që të ketë sa më shumë të rinj të interesuar për të studiuar për bujqësi.

Ministri i njoftoi dekanin dhe stafin e tij se MBPZHR-ja nëpër vite ka angazhuar në forma të ndryshme studentë për punë praktike dhe këtë gjë do të vazhdojë ta bëj edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, dekani Kaçiu shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej më MBPZHR-në, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të këtij sektori. Ai e njoftoi ministrin me programet dhe angazhimet konkrete që bëhen në Fakultetin e Bujqësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)