19 Prill 2024

Sot fillon faza e IV e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Prishtinë, 22 korrik - Komua e Prishtinës ka bërë të ditur se sot fillon faza e IV e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë.

Komuna ka kërkuar nga të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. 

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

E Premte 22 Korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;

E Shtunë 23 Korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat  dhe  Kolovica;

E Dielë 24 Korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma  Adem Jashari;

E Hënë 25 Korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;

E Martë 26 Korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

E Mërkurë 27 Korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)