19 Prill 2024

Korrje-shirjet pritet të përfundojë brenda afatit optimal

Prishtinë, 18 korrik - Ndryshimet klimatike gjatë ditëve të fundit nuk kanë ndikim negativ në rendimentet e grurit. Pavarësisht ndërprerjes së fushatës për dy-tri ditë në disa komuna të Kosovës, korrjet po vazhdojnë me intensitet të shtuar.

Përfaqësuesit e shoqatës së prodhuesve të grurit, i thanë Radio Kosovës se fushata korrje-shirjeve pritet të përfundojë brenda afatit optimal.

Kosova sivjet pritet të ketë më shumë rendimente të grurit sesa vitin e kaluar. Kjo, për shkak të kushteve të favorshme klimatike që kanë mbretëruar gjatë vegjetacionit të grurit.

Fushata e korrje-shirjeve, që ka filluar më 1 korrik, deri më tash ka ecur sipas dinamikës së paraparë. Megjithatë, reshjet e fundit të shiut, e kanë ndërprerë fushatën për disa ditë, por që sipas Pal Gjuraj, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Grurit, shiu nuk ka ndikuar negativisht në rendimente e as në pengimin e korrjeve për një kohë të gjatë.

“Tani për tani kemi ndërprerje të korrjeve për shkak të reshjeve të fundit, por që nuk kanë ndikimin në rendimente dhe erërat e shiu nuk kanë shkaktuar dëme në grunaje. Deri më tani mbarëvajtja e fushatës ka vazhduar mirë rendimentet janë shumë të kënaqshme në krahasim me vitin paraprak, ashtu siç është edhe cilësia e grurit shumë më e mirë se vitin e kaluar”.

Pikat grumbulluese të grurit e lehtësojnë punën e bujkut duke iu shmangur edhe pritjeve të gjata nëpër mullinj.

Pal Gjuraj, thotë se në Kosovë ka pika të mjaftueshme grumbulluese me kapacitete që i mbulojnë nevojat e bujkut për dorëzimin e grurit.

“Pikat grumbulluese krijojnë një lehtësim të madh për bujqit për shkak se nuk krijohen radhë të gjata nëpër mullinj, siç bëheshin dikur. Vetëm M&Sillosi në Xërxe ka diku rreth 60 pika grumbulluese dhe bujqit e kanë shumë të lehtë të orientohen te pikat grumbulluese”.

Ndryshe, sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në Kosovë çdo vit prodhohen rreth 300 mijë tonë grurë. Kjo sasi e grurit i plotëson vetëm rreth 70 të nevojave të tregut kosovar. Ndërsa pjesa tjetër plotësohet nga importi i grurit.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)