28 Mars 2024

Rrufeja vret 25 dele

Prizren, 27 korrik - Mbrëmë reth orës 19:30 minuta, një qytetar përmes telefonit e ka informuar policinë në Prizren për një incident që i kishte ndodhur në orët e mbrëmjes në Bjeshkën e Prevallës.

Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes thuhet se rrufeja i kishte mbytur së paku 25 krerë dele të cilat ishin në kullosë në Bjeshkët e Prevallës.

Hetues policorë dhe një veteriner kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit mirëpo nuk është arritur të përfundohet këqyrja e vendit të ngjarjes për shkak të errësirës dhe terrenit të vështir malor.

“Andaj sot do të vazhdohet me punë”, thuet në një njoftim të policisë në Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)