28 Mars 2024

MBPZHR premton mbështetje me të madhe për fermerët e Rahovecit

Prishtinë, 23 janar - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me të cilin ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015.

Ky program, tha ministri Krasniqi parasheh skema të reja të mbështetjes, por edhe rritje të mbështetjes për kulturat bujqësore që përkrahë MBPZHR-ja.


Në këtë drejtim, ai përmendi se sivjet do të ketë subvencionim për perime në fushë të hapur, por edhe në fusha të tjera që më herët nuk kanë qenë në kuadër të masave të aplikuara.

Gjithashtu ministri Krasniqi përmendi se do të rritet mbështetja për zgjerimin e sipërfaqeve kultivuese në vreshtari.


“Rahoveci është Komunë e veçantë për sa i përket bujqësisë, e veçmas vreshtarisë, verëtarisë dhe perimtarisë dhe ne do të shtojmë mbështetjen në mënyrë që të plotësojmë nevojat e konsumit të brendshëm dhe natyrisht të jemi edhe më konkurrent në rajon”, tha ministri, teksa i ka premtuar kryetarit Vehapi thëllim të bashkëpunimit.


Nga ana e tij, kryetari i Rahovecit e uroi ministrin për detyrën dhe e falënderoi për gatishmërinë për avancim të projekteve në këtë sektor.

Vehapi e njoftoi ministrin për sfidat dhe të arriturat e komunës në fushën e bujqësisë, dhe shprehi përkushtimin që edhe vet komuna të aplikojë projekte të reja për bujqësi, si një nga fushat kryesore për zhvillimin ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)