29 Mars 2024

Franca premton përkrahje për bujqësinë kosovare

Prishtinë, 22 janar - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, me të cilën ka biseduar për prioritetet e MBPZHR-së për këtë vit dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sektor.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Daviet për mbështetjen që  Franca i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.

Ai e ka njoftuar ambasadoren për objektivat e ministrisë për këtë vit, duke thënë se mbështetja për fermerët këtë vit do të jetë më e madhe, si dhe do të aplikohen edhe forma të reja të mbështetjes për sektorë të ndryshëm.

Ministri Krasniqi tha se fokus i përhershëm do të jetë rritja e transparencës dhe efikasitetit në çdo proces.

Ministri Krasniqi tha se MBPZHR-ja është e interesuar që të krijojë raporte konkrete bashkëpunimi me vendet e rajonit por edhe me vende të tjera të BE-së.

Me këtë rast, ai shprehi gatishmërinë që të thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Francës.

Nga ana e saj, ambasadorja Maryse Daviet, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe vlerësoi përkushtimin e tij për të avancuar programet për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi.

Ambasadorja ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)