24 Prill 2024

Memli Krasniqi pranoi detyrën e ministrit të Bujqësisë

Prishtinë, 12 dhjetor - Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, sot pranoi detyrën e re nga ministri i deritashëm Blerand Stavileci. Me këtë rast, ish ministri Stavileci, e ka njoftuar për së afërmi ministrin e ri me punën e bërë deri më tani.

Ndërkaq, ministri i ri, Memli Krasniqi, premtoi se do të angazhohet që këtë sektor ta fuqizojë edhe më tej. Ai përgëzoi z. Stavileci për punën e bërë deri më tani dhe i uroi suksese për detyrën  e re si ministër i Zhvillimit Ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)