20 Prill 2024

Indeksi i çmimeve në bujqësi ka shënuar rënie për 2.2 për qind

Prishtinë, 19 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi“ TM3 -2014.

Publikimi përfshin të dhëna prej muajit korrik deri në shtator të vitit 2014 (TM3 2014).

Në TM3 2014, Indeksi i Çmimeve të Inputeve ka shënuar rënie për (– 2.2%) për Input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Kurse, Indeksi për Input 2 ka rritje për 2,2 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Indeksi total i Inputeve në Bujqësi (Input 1+Input 2) ka rënë për (– 1.8%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Indeksi i Çmimeve të Inputeve në Bujqësi, është bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.

Ky grumbullim i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa nga çmimet e inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IÇK) nga ASK.

Produktet bazë për Indeksin e Çmimit të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet, aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe mallrat dhe shërbimet, që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).

Brenda grupit të mallrave dhe shërbimeve, aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farërat dhe materialet mbëltuese, energji; vajrat, plehrat dhe përmirësuesit e tokës, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe pesticidet, shpenzimet për veterinari, lëndët për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallrat dhe shërbimet e tjera.

Ndërsa, sa i përket mallrave dhe shërbimeve, që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesat (ndërtesat e fermës, punët e tjera përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat e tjera, struktura e tyre) dhe të tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)