29 Mars 2024

Me 1 nëntor fillon regjistrimi i Bujqësisë në Kosovë

Prishtinë, 28 tetor - Agjencioni i Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se regjistrimi i Bujqësisë në Kosovë, do të fillojë më 1 nëntor të këtij viti dhe do të përfundojë më 20 nëntor.

Ky është një projekt i madh për Kosovën, nga icili do të përfitojnë të gjithë ata që merren me bujqësi, institucionet vendore dhe ndërkombëtare,u tha sot në konferencën për media, ku zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), paraqiten të dhënat e fundit rreth përgatitjeve për Regjistrimin e Bujqësisë.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi ka thënë se projekti për Regjistrimin e Bujqësisë ndahet në disa faza, ku faza e parëpërfshin përgatitjet lidhur me Regjistrimin e Bujqësisë dhe fazë tjetër me rëndësi është realizimi i projektit për Regjistrimine Bujqësisë në terren, pra mbledhja e të dhënave.

Fazë kjo e cila sipas Krasniqit është kryesore, më e rëndësishme dhe më e ndjeshmja, pasi që në bazë tëmbledhjes së këtyre të dhënave, do të kemi dhe të dhëna cilore në fushën e  bujqësisë.

Ndërsa tani, siç thotë ai, projekti është në fazën e përfundimit të përgatitjes dhe daljes në terren për realizimine Regjistrimit të Bujqësisë.

“Projekti do të fillojë më 1 nëntor dhe do të përfundojë më 20 nëntor, ashtu siç është e paraparë me ligj, pra ashtu dhe siç kemi planifikuar. Me realizimin e Regjistrimit të Bujqësisë, ne krijojmë  të dhënat e rëndësishme, për këtë shtyllë të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës dhe përfituesit me të mëdhenjë  do të jenë ata që merren me bujqësi. Pastaj institucionet vendore dhe ndërkombëtare, investuesit si dhe individë që merren me bujqësi në aspektin e hulumtimeve shkencore.\"

\"Regjistrimi i Bujqësisë, do të jap të dhëna të detajuara për shfrytëzimin e tokës, numrin eblegtorisë sipas llojeve, kulturat bujqësore, ujitjen, përdorimin e plehrave mineral dhe organike, pesticideve, makinat dhe pajisjet bujqësore, objektet bujqësore, fuqinë punëtore në bujqësi dhe të dhëna të tjera”, tha ai.

Kryeshefi Krasniqi thotë se përgjegjësie theksuar në bazë të planifikimeve lidhur me realizimin e këtij projekti, kanë edhe ekspertët  ndërkombëtar, pasi që  ata kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë në implementimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, për realizimin e këtij projekti.

Krasniqi theksoi se projekti për Regjistrimin e Bujqësisë, është zvarritur si pasojë e zgjedhjevetë mbajtura në vend.

“Disa here kemi tentuarqë projekti të realizohet nga viti i kaluar, ku ne kemi pasur Ligjin për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Kuvendi e ka miratuar këtë ligj dhe ka qenë i paraparë për vitin e  kaluar. Por e dini që vitin e  kaluar ishin edhe zgjedhjet lokale dhe kjo pastaj interferonte shumë në projektin që ne kishim përgatitur dhe është dashur që ky projekt të shtyhet.\"

\"Pastaj idejaka qenë që kjo të finalizohet në qershor të këtij viti, por po ashtu ju e dini që zgjedhjet e përgjithshme nacionale përcaktuan që gjithsesi të shtyhet projekti. Dhe përfundimisht pra është shtyrë ky projekt dhe tashmë ne jemi të përgatitur, që këtë projekt ta realizojmë gjatë muajit nëntor”, tha ai.

Ndërsa drejtori iDepartamentit të Bujqësisë në ASK dhe menaxheri i Projektit të Regjistrimit të Bujqësisë, Bajrush Qevani, i cili bëri prezantim rreth përgatitjeve të Regjistrimit të Bujqësisë, tha se Kosova përfundimisht pas më shumë se 50 vite.

“Regjistrimi i Bujqësisë,  për herë të fundit në Kosovë është kryer në vitin 1960. Nuk ka pasur regjistrim tjetër të bujqësisë në Kosovë. Janë mbledhur disa informacione për bujqësi, përmes Regjistrimit të Popullsisë  të kryer në vitin 1970-1981 dhe në vitin 2011. Këto informacione kanë qenë rreth shfrytëzimit të tokës, rreth blegtorisë dhe disa lloje të makinave bujqësore.\"

\"Por regjistrim  të bujqësisë të mirëfilltë sipas standardeve ndërkombëtare në Kosovë nuk ka pasur. Regjistrimi i Bujqësisë, i cili është planifikuar të kryhet në nëntor të këtij viti, prej datës 1 deri më 20 nëntor, është i harmonizuar me standardet ndërkombëtare. Metodologjia e regjistrimit të bujqësisë, është testuar paraprakisht dhe mbështetet në dokumentet ndërkombëtare, të cilatne jemi përpjek me i standardizuar”, tha Qevani.

Rezultatet preliminare nga të dhënat e grumbulluara nga Regjistrimi i Bujqësisë, të cilat do të merren në terren nga 1 deri më 20 nëntor,  do të shpallen deri më 28 shkurt 2015. Ndërsa rezultate finale, do të fillojnë në shtator të vitit 2015, duke u publikuar në seri dhe do të vazhdojnë deri në fund të këtij viti.

Ndryshe, projekti i Regjistrimit të Bujqësisë, është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorë të ndryshëm, si Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Bashkimi për Zhvillim – Ambasada e Suedisë - SIDA, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar  - DFID, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Qeveria e Danimarkës dhe Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Ky fond quhet Fondi Mirëbesimit dhe menaxhohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Projeksion edhe Shërbime (UNOPS).

Kostoja totale e projektit është afro 4.7 milionë euro. Nga projekti i Regjistrimit të Popullsisë kanë mbetur 2.2 milionë euro. Pjesa tjetër rreth 2.5 milionë euro është siguruar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorët. Kjo kosto përfshin periudhën 2012-2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)