19 Prill 2024

Shqipëri, prodhuesit e miellit bllokojnë furnizimin e furrave

Tiranë, 22 tetor - Bllokohet në mënyrë të rrufeshme prodhimi i miellit në vend. Ky vendim është marrë menjëherë pasi Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ka ndryshuar vendimin për nivelin më të ulët të proteinave në miell.

Sot të gjitha fabrikat e prodhimit të miellit kanë bllokuar punën e tyre, madje edhe punonjësit e tyre janë deklaruar në zyrën e punës si të larguar nga puna.

Fuad Haxhiymeri, president i Unionit të Prodhuesve të Miellit, për gazetën “Shekulli” shpjegoi se ulja e nivelit të proteinave është një hap i gabuar për sa i përket standardeve botërore, por kryesorja, cilësia e bukës.

Sipas tij, buka masive duhet të prodhohet nga miell me nivel proteinik 12 për qind, ndërsa mielli me nivel 9 për qind përdoret për ëmbëlsira dhe kek. Në njoftimin e shpërndarë për medien, Unioni i Prodhimit të Miellit është shprehur:

“Theksojmë se mielli i importuar nga pikat kufitare Morinë dhe Hani i Hotit i ka karakteristikat si më poshtë: Standardi Importi, Prodhimi vendas ë 200- 300 134 200-300, hagberg 250 165 250-300, amilografi 350- 550 100-270 400-550 Standardi lidhur me proteinën ku është bazuar udhëzimi i dalë nga Ministria i përket Italisë ku konkretisht: 9 për qind (tip 00) përdoret vetëm për ëmbëlsirën. Për bukë masive niveli i proteinës është mbi 12 për qind (tip 1-2). Standardi për nivelin e përqindjes së proteinës për produktin miell vendoset në mënyrë të pavarur nga çdo shtet duke ju referuar nevojave për proteina dhe mënyrës se si e merr atë konsumatori. Ndërkohë që në vendin tonë proteina merret kryesisht nëpërmjet bukës masive”.

Sipas Fuad Haxhiymerit, vendimi i ministrisë së MBZHRAU, ishte i papritur, i paargumentuar dhe i pakonsultuar me biznesin. Ndërkohë që këtë lajm, prodhuesit e miellit e kanë marrë me të tretë, jo në rrugë zyrtare.

Sipas Haxhiymerit, ky sektor i ekonomisë ka thithur 150 milionë euro, të cilat janë investuar në makineri dhe pajisje. Sipas tij, vendi ynë realizoi që niveli i proteinave të miellit, nga 7 për qind të arrinte në 12,5 për qind. Aktualisht, taksa për grurin në doganën shqiptare është 2 për qind dhe sipas kreut të unionit, në buxhetin e shtetit hyjnë 800 deri në 900 mijë euro.

Sipas të dhënave, vendi ynë, aktualisht importon 200 tonë në ditë, ndërkohë që nevojat janë për 1000 ton. Në rast se kompanitë prodhuese në vend nuk do ushtrojnë aktivitetin e tyre, mendohet që pas dy ditësh, furrat e bukës të mos pjekin asnjë bukë. Haxhiymeri, për “Shekullin” shpjegoi që vetë ministria e Bujqësisë nuk ka zbatuar afatet të cilat janë botërisht të njohshme.

Sipas tij, duhen 3 muaj që të merret vendimi pas diskutimit mes palësh dhe 2 muaj që të njoftohet e gjithë bota për ndryshimin e standardit. Aktualisht lajmi që vendi ynë ka nivelin e proteinave 12.5 për qind është shpërndarë në 151 vende.

Ndërkohë që ende nuk ka përfunduar periudha 2 mujore kur njoftohet ndryshimi i këti standardi. MBZHRAU, nëpërmjet këshilltarit mediatik, Shaban Sulçe, ka sqaruar se kufiri i poshtëm 9 për qind i proteinës në miell është plotësisht në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë që u bë me dije se ndryshimet do të rregullohet me akt normativ. Gjithashtu siguron se nuk ka asnjë rrezik për shëndetin. Ndërkohë që për detaje të udhëzimit dhe direktivës së kësaj ministrie do të zbardhen gjatë ditës së sotme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)