19 Prill 2024

Bujqësia, shpëtimtare e Kosovës nga kolapsi i mundshëm ekonomik

Prishtinë, 25 shtator - Vetëm bujqësia po shihet si shpëtimtare nga kolapsi ekonomik që mund ta përfshij Kosovën si pasojë e mungesës së rritjes ekonomike.

Zyrtarë të Bankës Botërore kanë thënë se ky sektor do t\'i ndihmoj vendit që të ketë rritje ekonomike për rreth 3 për qind. Shefi i kësaj zyre në vendin tonë ka kërkuar masa emergjente për të përmirësuar situatën energjetike.
Kontrata për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit pritet të rëndojë në masë të madhe buxhetin e vitit 2015. Një paralajmërim të tillë e ka dhënë menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, gjatë një interviste për KTV\'në.

Ai ka bërë të ditur se situata nuk është fare e mirë as me buxhetin e këtij viti dhe një nga shkaqet që ka ndikuar në këtë zhvillim është ngërçi politik.

Skeptik është edhe në rritjen ekonomike për këtë vit. Madje, sipas tij, po të mos ishte rritja e zhvillimit të sektorit të bujqësisë, Kosova nuk do të mund të arrinte as 2% të rritjes ekonomike.

Bombë sociale e ka quajtur papunësinë e madhe në vendin tonë, ndërsa ka kërkuar nga institucionet që sa më shpejt të marrin vendime për të stabilizuar situatën në sektorin energjetik.

Për mos nisjen e ndërtimit të Kosovës së Re, fajin e ka hedhur tek situata aktuale politike, por ka thënë se Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen për finalizim të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)