24 Prill 2024

BE ndihmon fermerët që u dëmtuan nga sanksionet ruse

Bruksel, 18 gusht - Bashkimi Evropian do të ndihmojë me 170 milionë euro fermerët që janë ndikuar nga ndalimi i importimit të perimeve të tyre në Rusi.

Komisioni Evropian ka njoftuar sot se ndihma do të ndihmojë fermerët që rrisin domate, karrota, lakër të bardhë, speca, lule-lakër, tranguj, kërpurdha, molla, dardha, rrush, manaferra dhe kivi.

Rusia, në fillim të muajit gusht, ka ndaluar importet  e pemëve dhe perimeve dhe disa ushqime të tjera nga BE-ja dhe vendet e tjera perëndimore. 

Sanksionet janë hakmarrje për sanksionet perëndimore kundër Rusisë për shkak se Moska e aneksoi Krimenë në muajin mars dhe dyshimeve se Rusia po i ndihmon rebelët në Ukrainë  lindore.

Gjatë viteve të fundit, vendet e BE-së kanë eksportuar perime dhe pemë në Rusi në vlerë prej qindra miliona dollarëve në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)