16 Prill 2024

Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Blegtorale ka pësuar rënie për –15.3%

Prishtinë, 15 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ (TM2- 2014 ) (2005=100 ).

Publikimi përfshin të dhëna prej muajit janar deri në mars të vitit 2014, (2005 = 100). Për të bërë krahasime dhe për të vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për (TM2) të viteve 2005 – 2014. Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, është bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

Ky grumbullim i të dhënave është bërë në treg, ferma, dhe vendet tjera ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet bazë për Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për kafshët dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula.

Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve, gjithashtu çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

Në TM2 2014, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Blegtorale ka rënie për –15.3%

krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013 Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve bimore ka rritje për 1.6 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Indeksi total i prodhimeve bujqësore ka rënie për –8.1 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)