20 Prill 2024

Kosovës po i shtohen hambarët me grurë

Prishtinë, 25 korrik -  Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Isuf Cikaqi, ka deklaruar se sipërfaqet e mbjella me grurë gjatë këtij viti janë 85 818 ha, kurse rendimenti mesatar i grurit do të jetë rreth 4 000 kg/ha.

Sipas tij, për rendimentin mesatar për hektar do të dihet saktësisht vetëm pasi të përfundojë i tërë procesi i korrje-shirjeve dhe atëherë komisioni i MBPZHR-së për monitorimin e korrje-shirjeve do ta përgatisë me shkrim raportin përfundimtar, në të cilin do të potencohen se sa sipërfaqe me drithëra të bardha janë korrur dhe sa është rendimenti mesatar përfundimtar.

Cikaqi në këtë intervistë për “Epokën e re” ka deklaruar se MBPZHR-ja i ka ndarë për subvencionimin e grurit 5 275 000.00 euro. Ai ka bërë me dije se numri i fermerëve që kanë aplikuar për subvencionim të grurit dhe që i kanë plotësuar kriteret për ta përfituar subvencionimin është 10 200 fermerë, të cilët në total i kanë të mbjella me grurë 42 200 hektarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)