29 Mars 2024

Mbahet Panairi ndër-kufitar i Produkteve Bujqësore dhe Punësimit

Prishtinë, 26 tetor - Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon Panairin ndër-kufitar të Produkteve Bujqësore, Ndërmarrësisë dhe Punësimit.

Panairi organizohet në kuadër të projektit të Programit për Bashkëpunim ndër-kufitar Mal i Zi- Kosovë, “Aktivitetet e Përbashkëta për Punësim të Qëndrueshëm”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.

Panairi paraqet kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet punëdhënësve dhe të papunëve në fushën e bujqësisë në rajonin ndër-kufitar me Malin e Zi.

Në këtë panair do të marrin pjesë 30 ndërmarrës nga Kosova, dhe 20 nga Mali i Zi. Pjesëmarrësit do të informohen në lidhje me tregun e punës, me nevojat e punëdhënësve dhe mundësitë e punësimit të papunëve në kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe frutave malore.

Programi i bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi- Kosovë është program i financuar nga Komisioni Evropian dhe pjesë e këtij programi është edhe Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë me projektin JASE- Joint Action for Sustainable Employment, në partneritet me Agjensinë e Punësimit në Mal të Zi, shoqatën e gruas “Jeta” nga Deçani dhe OJQ-në “Natyra” nga Mali i Zi.

Projekti JASE ka për qëllim që të rrisë bashkëpunimin në zonat ndër-kufitare, shkëmbimin e eksperiencave si dhe përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së Qendrave të Punësimit për punësim më të mirë, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e standardeve të jetesës të banorëve të zonave ndër-kufitare.

Projekti JASE ka për synim përkrahjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik, si dy prej sfidave me të veçanta të shoqërisë tonë.

Panairi do të mbahet sot në Pejë, në ambientet e “Hotel Dukagjini” duke filluar nga ora 11:00. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)