20 Prill 2024

MPB organizon konferencë ndërkombëtare kundër ekstremizmit

Prishtinë, 26 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë konferencë dy-ditore  me temë ‘Së bashku kundër ekstremizmit të dhunshëm’.

Kjo konferencë është mbështetur nga misionit i OSBE-së në Kosovë.

Konferenca është e nivelit ndërkombëtar dhe do të sjellë në Prishtinë shumë studiues, avokues e përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme nga mbarë bota, për të shkëmbyer përvojat në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Konferenca do hapet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndërkaq fjalë rasti do të mbajnë, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, si dhe kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.

Konferenca do të filloj nesër në ora 09:15, në “Swiss Diamond Hotel” dhe do të zgjasë dy ditë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)