29 Mars 2024

KOSID diskuton për eksplorimin e linjitit në Kosovë

Prishtinë, 26 shtator - Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) organizon tryezë diskutimi me temë “Interesi publik mbi eksplorimin e linjitit në Kosovë,” sot në sallën e konferencave “Orion”.

Tryeza do të ketë temë diskutimi investimet potenciale në sektorin e linjitit në Kosovë, duke shtjelluar parimet ligjore dhe ekonomike, si dhe realizueshmërinë e projekteve me interes publik në vend.

Tutje, tryeza ka për qëllim të bashkoj përfaqësues të institucioneve dhe akterëve relevant të Kosovës, për të diskutuar projektet të cilat kanë si fokus eksplorimin e rezervave të linjitit në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)