23 Prill 2024

Nënshkruhet Udhëzimi i ri Administrativ për automjetet me gas

Prishtinë, 24 gusht - Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ mbi Stabilimentet dhe Pajisjet për Ngasje të Automjeteve me Gas.

Me këtë udhëzim janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat për marrjen e autorizimit për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gas dhe marrjen e licencës për punë të puntorisë për servisim të automjeteve.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jodiskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë.

Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e autorizimit të më tëpër institucioneve për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gas, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, datë 12.08.2015, të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha veprimeve që kufizojnë konkurrencën e lirë.

Me Udhëzimin Administrativ nr.03/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ 01/2013 mbi Stabilimentet dhe Pajisjet për Ngasje të Automjeteve me Gas, të nëshkruar nga ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku, janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat për marrjen e autorizimit për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gas dhe marrjen e licencës për punë të puntorisë për servisim të automjeteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)