28 Mars 2024

Policia gati për manifestimin e festës së Vidovdanit

Prishtinë, 27 qershor – Policia e Kosovës, ka njoftuar se se për festën  religjioze ortodokse te Vidovdanit e cila festohet me datë 28 qershor, Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve magjistrale që lidhen me zonat – qytetet ku konsiderohet se do të zhvillohen manifestime të ndryshme dhe krejt kjo me qëllim të:

Ridrejtimin e komunikacionit me qëllim, të ofrimit të kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit rrugor brenda dhe ndërqytetës.

Krijimin  e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në tërë rajonin e Prishtinës.

Në këtë kontest e deri në përfundim të te ceremonisë me datën 28.06.2016 në intervale të përcaktuara  kohore, varësisht nga rrjedha e situatës  policia do te bëj ri drejtimin e komunikacionit për automjete të vogla  ashtu që të gjitha ato automjete të cilat vijnë nga drejtimi Gjilanit do të udhëzohen që të (shfrytëzojnë rrugët alternative)  vazhdojnë për ne drejtim te fshatit Llapnasellë, si dhe automjetet të cilat vijnë nga drejtimi i fshatit Llapnasellë, do te udhëzohen për rrugën në drejtim të Gjilanit.

Veç kësaj të gjitha automjete e rënda duke përfshirë këtu autobusët, kamionët dhe maunat të cilët qarkullojnë në rrugën magjistrale   Gjilan - Prishtinë ne hyrje te fshatit Mramor do të udhëzohen nga ana e policisë që të shfrytëzojnë rrugën alternative. Ndërkaq ato që lëvizin në drejtimin Prishtinë – Gjilan do të udhëzohen nga ana e policisë në hyrje të lagjes Veterriku dhe do të kenë dy mundësi të shfrytëzojnë rrugën alternative            

Këto kufizime nuk do të vlejnë për automjetet e lehta, veturat civile autobusët që bartin në mënyrë të organizuar udhëtarët të cilët do të marrin pjesë në këto ceremoni si dhe anasjelltas.

Nesër duke filluar orët e paradites do të ketë një ri drejtim të trafikut edhe në rrugën magjistrale Prishtinë - Mitrovicë në segmentin rrugorë prej fsh.Shkabaj deri tek udhëkryqi i fsh. Milloshevë për të gjitha automjetet përveç atyre që do të jenë pjesëmarrëse në ceremoninë që do të mbahet në Gazimestan.

Varësisht nga rrethanat që do të paraqiten si rezultat i fluksit të automjeteve dhe numrit të pjesëmarrësve në këtë ceremoni policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme shtesë duke përfshirë këtu edhe ri drejtime apo kufizime të tjera  të rrugëve për të krijuar kushte optimale për rrjedhë normale të këtij manifestimi.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten me këtë rast në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)