28 Mars 2024

VV: Nuk do të pranojmë asnjë kufi që i merr territor Kosovës

Prishtinë, 27 qershor - Sot deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! vendosën tabelën e shtetit të Kosovës në pikën ku duhet të jetë kufiri me Malin e Zi.

Historia jonë kombëtare njeh disa raste kur politikanë të caktuar, për interesa personale, u kanë shitur shteteve fqinje pjesë të territorit tonë. Përkundër përpjekjes së Hashim Thaçit dhe qeverisë së Isa Mustafës për t’ia shitur Malit të Zi edhe mbi 8000 hektarë të Kosovës, ne nuk do të lejojmë që kjo histori të na përsëritet.

Pika kufitare me Malin e Zi, për qytetarët e Republikës së Kosovës, është në Kullën e Zhlepit dhe tek Maja e Çakorrit. Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë që për interesa personale të një grupi kriminal në pushtet, të zvogëlohet territori i Kosovës.

I bëjmë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës që të mos e provokojë situatën më tutje duke e sjellë në Kuvend atë marrëveshje tradhtie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)