29 Mars 2024

Ministri Murati kërkon që pagesa e sigurimit kufitar të bëhët online

Prishtinë, 25 maj - Sot, Ministri i Diasporës, Valon Murati u prit në takim nga Drejtori Ekzekutiv i BKS-së, Faton Abazi, për të biseduar rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove, që njihet si Kartoni i Gjelbër, si dhe krijimit të mundësisë për pagesën e sigurimit kufitar nga ana e bashkatdhetarëve tanë përmes sistemit të pagesave online.

Në këtë takim, ministri Murati e shtroi edhe çështjen e krijimit të mundësisë për bashkatdhetarët tanë që pagesën e sigurimit kufitar ta bëjnë përmes sistemit të pagesave online.

“Kjo mundësi do t’ua lehtësonte atyre shumë këtë procedurë, sepse do të ndihmonte direkt në shmangien e radhëve të gjata në kufi në periudhën e fluksit të madh të kthimit të bashkatdhetarëve tanë në atdhe” tha ai.

Ndërsa, në anën tjetër, drejtori Abazi, duke shprehur përkushtimin e tij rreth kësaj çështjeje, njoftoi se  Komisioni nga Këshilli Administrativ i BKS-së, në mbledhjen e Këshillit të mbajtur dje, ka raportuar se procedurat për realizimin e këtij projekti kanë arritur në fazën e pranimit të ofertave për implementimin e tij.

Sa i përket çështjes së anëtarësimit në Këshillin e Byrove, drejtori Abazi e njoftoi ministrin se çështja e anëtarësimit në këtë institucion vazhdon të mbetet peng i faktit që Kosova nuk është anëtare e OKB-së.

Ministri Murati, tha se megjithëse ekzistenca e kësaj barriere është evidente, institucionet kompetente të vendit nuk duhet të ndalen së insistuari për shfrytëzimin e rrugëve alternative për zgjidhjen e këtij problemi, qoftë edhe përmes zgjidhjeve të përkohshme, deri në zgjidhjen përfundimtare të tij.

Ministri Murati dhe drejtori Abazi u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)