20 Prill 2024

Bajrami e përkushtuar për të përkrahur bizneset private

Prishtinë, 30 maj - Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami vizitoi fabrikën e këpucëve “SOLID” në Suharekë, me ç’rast për së afërmi u njoftua me punën dhe sfidat e kësaj fabrike, e cila ka të punësuar rreth 260 punëtorë.

Vëllëzërit Kuçi, pronarët e fabrikës “SOLID”, e informuan ministren për depërtimin e produkteve të tyre në tregjet e vendeve të jashtme, për cilësinë e këtyre produkteve si dhe  kapacitetet prodhuese me të cilat punon kjo fabrikë.

Ata kërkuan mbështetje nga institucionet e vendit per përmirësimin e infrastrukturës që do të mundësonte zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, në veçanti ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në hapësirën e planifikuar për Zonë Ekonomike në Suharekë.

Ministrja Bajrami ritheksoi përkushtimin e MTI-së për të përkrahur  bizneset private përmes projekteve infrastrukturore që ndihmojnë kompletimin e Zonave Ekonomike e po ashtu përmes  stimulimeve fiskale për ndërmarrjet prodhuese sidomos ato që eksportojnë, çfarë është rasti edhe me fabrikën “SOLID”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)