19 Prill 2024

Limaj: PDK e LDK s’mund ta kufizojnë sovranitetin

Prishtinë, 30 maj -  Kreu i NISMA-s Fatmir Limaj ka dalë përsëri kundër krijimit të Gjykatës Speciale duke i akuzuar LDK dhe PDK’në se po e kufizojnë sovranitetin e vendit.

Ai në “Facebook”, ka shkruar se drejtuesit e institucioneve dhe partnerët e koalicionit duhen të qeverisin vendin me kompetencat që ju jep ligji, ky është mandati që ju është dhënë atyre nga qytetaret.

“Ju, e askush tjetër nuk ka as kompetencë, e as mandat të negocioj për kufizimin apo bartjen sovranitetit të shtetit. Krijimi i të ashtuquajturave grupe teknike dhe politike për këtë çështje është anti kushtetues dhe jo legjitim”, ka deklaruar ai.

“Kush ju dha juve të drejt të krijoni kto grupe për të negociuar sovranitetin e shtetit tonë?. Me numrat (shumicën) në parlament ju keni legjimitet të qeverisni në kuadër të sistemit kushtetues e politik të vendit, e ju dhe askush duke u mbështet dhe duke u thirr në numrat (shumicën) e votave në parlament nuk ka mandat e as legjitimitet që me amandamentime kushtetuese ta shkelni dhe ta kufizoni sovranitetin e shtetit”, ka theksuar ai.

Sipas tij këtë do mund ta bënte vetëm populli përmes referendumit. “Po e përsëris juve si koalicion, populli ju ka dhënë mandat me qeverisë me vendin, e jo me ja t’kurr sovranitetin e shtetit”, ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)