28 Mars 2024

Sot takohen deputetët e Kosovës dhe Serbisë

Beograd, 25 prill - Takimi i quajtur “Kuvendi i Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve”, do të mbahet sot në Beograd.

Takimi mbahet nën organizimin e OJQ-së amerikane Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse (Council for Inclusive Governance).

Dje nga Prishtina për në Beograd kanë udhëtuar 14 deputetë të Kuvendit të Kosovës për të marr pjesë në këtë debat.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike parlamentare. Ata do të përballen gjithashtu me deputetë nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Konferenca do të ndahet në dy pjesë – në të parën do të do diskutohet për rolin e kuvendeve të Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e marrëveshjes nga të dyja palët. Ndërsa, pjesa e dytë do t’i kushtohet rolit të kuvendit për një kontroll më efikase të qeverisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)