18 Prill 2024

Prokurori Wendorf i ndikuar nga faktorë vendës

Prishtinë, 25 prill - Prokurori Heikki Wendorf dyshohet se është shtyrë nga “njerëz me ndikim” që të shkruante letër kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Këtë dyshim e kanë edhe në EULEX, si dhe diplomatët e huaj në Prishtinë.

Megjithatë, po kërkohet një hetim për të zbuluar se kush në fakt qëndron prapa këtij prokurori, i cili i ka shkruar një letër presidentes duke kërkuar mosdekretimin e Lumezit për kryeprokuror.

“Ai është nxitur nga faktorë vendës për të shkruar këtë letër”, kanë thënë zyrtarë të huaj në kushte anonimiteti. Ky është skandali i fundit që ka përfshirë misionin e BE-së për sundim të ligjit.

Ndryshe, prokurori Wendorf i ka kërkuar falje kryeprokurorit Lumezi, duke thënë se akuzat të cilat i kishte adresuar kundër tij, në letrën kundër tij, i kishte dëgjuar nga thashetheme të rrugës.

Pavarësisht kësaj, shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, ka ftuar Qeverinë dhe popullin e Kosovës që t’i bashkohen misionit që ai drejton në luftën kundër krimit e korrupsionit, ani pse e ka pranuar se misioni nuk i ka arritur objektivat në luftën kundër korrupsionit. Madje, gati sa nuk e ka cilësuar mision të dështuar, shkruan sot Koha Ditore. 


/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)