23 Prill 2024

Haxhinasto nesër në Kosovë

Prishtinë, 25 janar -  Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto do të zhvillojë të hënën, një vizitë zyrtare në Kosovë.

Përmes një njoftimi për shtyp, ministria e Infrastrukturës bëri të ditur se ministri Lutfi Zharku, do të presë për vizitë ministrin shqiptar Edmond Haxhinasto.


Takimi i dy ministrave do të mbahet në orën 10:00. Pas takimit, ministrat Zharku dhe Haxhinasto do të mbajnë një konferencë për media.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)