25 Prill 2024

OKB kërkon 8.4 miliard dollarë për sirianët

New York, 19 dhjetor - Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje përsëri për një ndihmë për rreth 18 milionë njerëzit e prekur nga konflikti thuajse 4 vjeçar i Sirisë, duke thënë se vitin e ardhshëm do të nevojiten 8,4 miliardë dollarë.

Kjo përpjekje synon të ndihmojë të zhvendosurit sirianë brenda vendit dhe ata që kanë shkuar në vendet fqinjë.

Shefi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres, duke folur në një konferencë donatorësh në Berlin, tha se niveli i ndihmës është “një minimum  ablsolut për mbijetesë” dhe jo më e mira që do të kërkonin Kombet e Bashkuara për plotësimin e nevojave të refugjatëve sirianë.

Plani i OKB-së do të siguronte mbrojtje, ushqime, strehim dhe kujdes shëndetëso për refugjatëtë sirianë. Plani po ashtu përfshin përmirësimin e infrastrukutës dhe shërbimeve në Jordani, Liban dhe Egjipt, ku autoritetet lokale janë sforcuar nga barra e kujdesit për refugjatët sirianë.

Shefja e agjencisë humanitare të OKB-së i bëri sot thirrje donatorëve të ndihmojnë për t’i dhënë shpresë për të mbijetuar poullsisë siriane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)