29 Mars 2024

Zhdoganimi i mallrave bëhet edhe në Postë

Prishtinë, 31 tetor -Posta e Kosovës njofton të gjithë qytetarët se pagesa për zhdoganimin e mallrave që vijnë përmes shërbimit postar ka filluar të bëhet  në zyrat postare anekënd vendit.

Ky shërbim i ri është veçanërisht i dobishëm për qytetarët që blejnë mallra përmes internetit (blerje online) ose që pranojnë mallra nga shtetet tjera përmes shërbimit postar.

Të gjithë ata që presin mallra përmes dërgesave postare nuk janë më të detyruar të udhëtojnë në Aeroportin e Prishtinës dhe as në Qendrën Transite të Postës në Fushë Kosovë. Pagesën për taksën doganore qytetarët tash e tutje kanë mundësi ta bëjnë në zyrën më të afërt postare, kudo në Kosovë. Posta e Kosovës ka një rrjet prej 157 zyrave postare të vendosura në tërë vendin.

“Posta e Kosovës e ka prioritet të ofrojë shërbime të reja dhe cilësore për qytetarët. Tani qytetarët do të kursejnë para dhe kohë për të marrë dërgesat me mallra që i blejnë online ose që ju dërgohen nga shtete tjera”, ka thënë Kryeshefi  Ekzekutiv, Sejdi Hoxha.

Trendi i blerjeve online nga qytetarë të Kosovës është rritur jashtëzakonisht shumë, sidomos  gjatë këtij viti. Kosovarët më së shumti blejnë në SHBA, Kinë, Hong Kong, Angli, Gjermani, etj.

Pagesa për zhdoganim të mallrave në zyra postare është mundësuar pas marrëveshjes me Doganën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)