29 Mars 2024

Përfundon zgjerimi i rrugës në kufirin e Vërmicës

Pishtinë, 31 tetor - Sot do të mbahet ceremonia e përfundimit të projektit për zgjerim të rrugës në Pikë Kalimin Kufitar në Vërmicë i cili ka kushtuar 376 mijë e 490 euro.

Zgjerimi i kësaj rruge u mundësia nga donacioni i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infastrukturës

Kjo rrugë do toë ofroj qarkullim më të shpejtë të mallrave, udhëtareve dhe do të lehtësoj menaxhimin më efektiv dhe efikas nga ana e zyrtarëve kufitar

Shiritat lehtësues paraqesin një domosdoshmëri dhe hap pozitiv drejt qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave dhe mos shkaktimit të pengesave dhe radhëve në Pikën e Kalimit Kufitar-Vërmicë, duke marrë në konsideratë se është PKK me fluks më të madh të hyrje-daljeve të njerëzve dhe automjeteve.

Në të njëjtën kohë do të bëhet qarkullimi më i mirë qytetarëve që mundëson kontrollim më të mirë të mallrave dhe ua lehtëson punën policisë dhe doganierëve dhe oficerëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Zgjerimi i trasesë do të krijoj kushte dhe hapësira të nevojshme sipas standardeve dhe praktikave më të mira evropiane.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministri i Financave, Besim Beqaj, ministri i  Infarstruktures, Fehmi Mujota, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda, drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)