28 Mars 2024

FSK e gatshme të zbatojë detyrat që i kërkohen nga institucionet

Prishtinë, 23 tetor - Në ambientet e ish-Kazermës së FSK-së, në Pejë, u përmbyll me sukses cikli i ushtrimit  “Shqiponja 3”, përmes të cilit u bë testimi i kapaciteteve operacionale të Brigadës për Mbështetje Operacionale dhe njësive pranë shtabore të Komandës së Forcave Tokësore(KFT) të Forcës së Sigurisë.

Në Komandën e vendicidentit të ushtrimit “Shqiponja 3”, prezantimin për rrjedhën e përgjithshme të operacioneve para ministrit, komandantit dhe eprorëve të lartë e bëri drejtori i Ushtrimit, kolonel Naim Haziri, shef i Shtabit të KFT-së.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati i cili sot vizitoj operacionet përfundimtare të ushtrimit, i përgëzoj veçanërisht ushtarët, nënoficerët dhe oficerët të cilët treguan profesionalizëm, vullnet dhe disiplinë për të realizuar të gjitha objektivat e parashikuara të ushtrimit fushor “Shqiponja 3”.

Ai, me këtë rast, tha: “Stërvitja e pjesëtarëve dhe e njësive të FSK-së, është objektiv dhe prioritet kyç i imi dhe i komandantëve në të gjitha nivelet. Ushtrimi Fushor ,,Shqiponja 3” është finalizim i suksesshëm i ciklit të stërvitjeve individuale dhe kolektive  të FSK-së, për këtë vit, dhe tregues i gatishmërisë së lartë operacionale të njësive të FSK-së.

Gjeneral Kastrati tha gjithashtu se gjatë këtij viti kemi marrë pjesë edhe në ushtrime të përbashkëta jashtë vendit si në Slloveni, ku pjesëtarët tanë kanë treguar profesionalizëm disiplinë dhe përkushtim të lartë.

Këto ushtrime janë tregues se FSK është e gatshme të kryej dhe zbatojë të gjitha detyrat që i jepen nga institucionet qendrore të vendit,  qoftë edhe ajo për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Sipas skenarit të ushtrimit, njësitë e Mbrojtjes Kimike Biologjike Atomike(MKAB), Kërkim Shpëtimit Urban(KSHU), njësia e Deminimit dhe Eleminit të Mjeteve të Pashperthyera(EOD), si dhe njësia e Mjekësisë ishte paraparë që të intervenojnë  në operacion secila për fushën profesionale e veprimit.

Fillimisht MKAB ka kryer detektimin dhe pastaj ka kryer edhe dekontaminimin e të lënduarve personelit dhe pajisjeve, gjithashtu paramedikët e MKAB-së kanë ofruar edhe ndihmën e parë. Për të evakuuar personat dhe sanuar vendin e shpërthimit në vend incident ishin angazhuar edhe ekipet e Deminimit dhe ato të EOD-së.

Qëllimi i angazhimit të tyre ishte eliminimi i  mjeteve eksplozive të pashpërthyera si dhe nxjerrjen dhe evakuimin e të lënduarve, nga zona e operacionit.

 Gjithnjë sipas skenarit të ushtrimit në zonë ka qen të angazhuar edhe ekipet e Kërkim shpëtimit urban të cilët nga rrënojat e ndërtesës së shembur arritën të evakuojnë personat e lënduar dhe ata që kishin mbetur të ngujuar nga pasojat e shpërthimit.  Ndërsa kompania e Mjekësisë ka ofruar përkujdesje mjekësore për të lënduarit nga pasojat e shpërthimit të realizuar sipas skenarit të paraparë në ushtrim.

Qëllimi i mbajtjes së ushtrimit fushor “Shqiponja 3” ishte testimi i aftësive komanduese,  reaguese dhe koordinuese të njësive, shtabeve dhe pjesëtarëve në operacione të planifikuara me skenar adekuat për matjen e efikasitetit të reagimit në terren. Në operacionet e ushtrimit “Shqiponja 3” kanë qenë të angazhuar 110 pjesëtarë si dhe 19 automjete.

Për të parë nga afër operacionet përfundimtare të ushtrimit “Shqiponja 3” në zonën e operacionit ishin për vizitë; ministri i FSK-së, Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendësministri, Bejtush Gashi, zëvendëskomandanti njëherësh komandant i KFT-së, gjeneral major Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm, z. Shkëlzen Sylaj, të gjithë gjeneralët e FSK-së, atashetë ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të  KFOR-it, të NAT-it, NLAT-it si dhe të ftuar të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)